Futboll Premier League Sport

SURPRIZA PER NDESHJEN NDAJ BRESCIAS/ Sarri rikthen “Luftëtarin”, vendim të fortë për Ronaldon

Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e radhës kundër Brescias. Ndeshja ndërmjet tyre do të luhet nesër prej orës 15:00. Trajneri Maurizio Sarri ka surpriza të forta në emrat e grumbulluar për sfidën e radhës në Serie A.

Rikthehet Giorgio Chiellini me ekipin. Mbrojtësi grumbullohet për herë të parë pas dëmtimit të tmerrshëm dhe mund të marrë pak minuta në ndeshjen e nesërme. 35-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon.

Cristiano Ronaldo ndalet dhe nuk do të grumbollohet kundër Brescias. Portugezi është në formë fantastike, pasi ka shënuar në të gjitha ndeshjet e luajtura në vitin 2020. Sarri do ta pushojë dhe nuk do të rrezikojë 35-vjeçarin para ndeshjes me SPAL-in dhe Lyonin.

Related posts

SHPËRTHEJNË “KUQEZINJTË”/ Piatek dhe Kessie fundos Empolin në dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Barcelona e sigurt në shitjen e Dembeles, më shtrenjtë seç është blerë

Isa.Autor

PO SHKËLQEN/ Chelsea sfidon Barçën dhe Napolin për 23-vjeçarin e Serisë A

Isa.Autor

Leave a Comment