Futboll Kategoria Superiore Sport

BYLIS-KUKËSI/ Duro synon fitoren për të thelluar diferencën me “bardheblutë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, sfida mes Bylisit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e  22-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e Veljko Dovedan, ka siguruar vetëm 1 fitore në 5 javët e fundit në kampionat, teksa do të tentojë të bëjë kthesën në shtëpi ndaj pretendentëve të Kukësit, për të qëndruar në Top 3-she.

Në krahun tjetër, verilindorët e Shpëtim Duros, vijnë pas 3 fitoresh radhazi, teksa do të synojnë të thellojnë diferencën e pikëve nga Tirana, pas hapit fals që bardheblutë bënë dje ndaj Skënderbeut. Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët nuk kanë preferuar surprizat duke hedhur në fushë, lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

FORMACIONET ZYRTARE: 

KUKËSI: Xhika, MaliQi, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

BYLISI: Hidi, Hadroj, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Munoz, Ntepe, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

Related posts

E BUJSHME/ Në verë del lojtar i lirë, PSG shfaq interes për mbrojtësin e Shqipërisë…

Delo.autor

ZBULON AVENTURËN E RE NË ITALI/ Sulmuesi Lukaku: E kam ëndërr të luaj në Serie A tek…

Delo.autor

Kështu e shpreh zemërimin Manuel Neuer për humbjen e Gjermanisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment