Futboll Seria A Sport

KUMBULLA DHE RRAHMANI TË PAKALUESHËM/ Verona merr një tjetër rezultat pozitiv në transfertë

Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit është duke kaluar një moment fantastik në Serinë A. Skuadra ku aktivizohen 2 futbollistët shqiptarë, ka marrë një tjetër rezultat pozitiv në transfertë duke barazuar pa gola ndaj Udinezes.

Vlen për t’u theksuar se si Kumbulla ashtu dhe Rrahmani zhvilluan një ndeshje tepër pozitive, duke mos lejuar kundërshtarët që të gjenin rrugën e rrjetës. Me pikën e marrë sot në transfertë, Verona është ngjitur në kuotën e 35 pikëve në 24 ndeshje, duke u konfirmuar kështu si skuadra surprizë e Serisë A. Verdhezinjtë momentalisht mbajnë vendin e 6-të me 4 pikë më pak se Roma e vendit të 5-të.

Related posts

Pas afrimit të bujshëm, tek Arsenali nisin rinovimet

Q.Autor

PA PUTHJE DHE PA DASHURI/ COVID-19 tërbon “gjelat”, izolimi bëhet i vështirë për francezët

Delo.autor

MILAN-BRESCIA/ Luhet përballja mes dy vëllezërve Donnarumma

Delo.autor

Leave a Comment