Futboll Seria A Sport

“IBRA NUK FLET KOT, 3 MINUTA KEMI GABUAR…”/ Pioli pastaj kapet me arbitrat dhe thumbon!

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka folur për sfidën ndaj Torinos në “San Siro” ditën e hënë, duke prekur disa tema, mes tyre e ardhmja: “Jam i qetë, bëj punën time! Klubi më ka dhënë mbështetjen dhe jam i kënaqur nga fjalët e Maldinit. Do të vazhdoj të fokusohem te këto 15 ndeshje, që janë sezoni ynë! Nuk duhet të tolerojmë asgjë, duhet një Milan si ai që kemi parë. Vetëm 3 minuta gabuam në ndeshjet e fundit, ato në derbi pjesën e dytë… Por, ishte mësim për ne”.

“Ibrahimovic në formë? Kur erdhi te Milani më tha: mister, jam mirë fizikisht, mos u shqetëso! Kur flet Zlatan, kurrë nuk e bën kot… Po e shihni dhe vetë. Si do të kishte qenë Milani me mua që në fillim bashkë me Ibrahimovic? Pyetje e bukur, por nuk i përgjigjem dot”.

VAR me thirrje nga trajnerët? “Nuk më pëlqen! Ne bëjmë punën tonë, lojtarët punën e tyre dhe arbitrat të tyren, duke ndihmuar njëri-tjetrin… Sidomos, duke u ndihmuar nga teknologjia, por nuk po ndodh shumë”.

Related posts

Goli i Milot Rashicës surprizon edhe UEFA-n, ja çfarë shkruhet në faqen zyrtare (VIDEO)

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT ME HUDDERFIELD/ Solskjaer i zhgënjyer: Zgjodhëm opsione të vështira, disa lojtarë kanë…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një pasimi nga Foden, Cancelo ndëshkon Clube Brugge (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment