Futboll Ligue 1 Sport

Trajneri i PSG-së kërkon të sjell në Parisë, mbrojtesin e Bayern Munich

Siç është raportuar tashmë, Bayern Munich do të ishte gati të hiqte dorë nga Jerome Boateng për një shumë rreth 50-60 mln euro, megjithëse qendërmbrojtësi ka një kontratë deri më 2021.

Siç raporton gjermania Bild, Paris Saint-Germain ka shfaqur interes të madh për lojtarin.

Është ish-trajneri i Borussia Dortmund ai që kërkon ta transferojë në Ligue 1 Boateng, i cili aktualisht është me Gjermaninë në Botëror.

Dihet tashmë që PSG është në kërkim të një lojtari të ri në mbrojtje, pasi për momentin ka vetëm Thiago Silva dhe Marquinhos.

Por konkurrenca për Boateng thuhet të jetë e fortë, përveç PSG, për të është interesuar edhe Manchester City, Manchester United, Barcelona dhe Juventus.

Related posts

“Bomba” e ditës: Sulmuesi i madh pranon transferimin te Milani

Isa.Autor

EURO 2020/ Sensi e prish mbrëmjen e tij, njeriu i rekordeve ndëshkon Italinë (VIDEO)

Delo.autor

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Ja e kujt ishte ideja që Solskjaer të bëhet trajner i United

Delo.autor

Leave a Comment