Futboll Premier League Sport

“VENDI I PESTË NUK ËSHTË SHUMË LARG”/ Mourinho: E merituam fitoren, por…

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka folur për BBC Sport pas fitores dramatike 3-2 të arritur në minutën e fundit kundër Aston Villa-s.

“Mendoj se e merituam fitorën, por mendoj edhe se ata nuk e merituan humbjen. Villa luajti për të fituar”, ka thënë portugezi.

“Alderweireld? Do të thoja se ka shënuar tre gola: autogolin, golin e tij dhe kur humbi duelin me Engels. Megjithatë realizoi golin e jetës pasi u bë me një bebe të re këtë javë”.

“Kualifikimi në Champions si vendi i pestë? Nuk është një mundësi vetëm per ne. Një dritare është hapur për kaq shumë skuadra. Dukej diçka e largët, por vendi i pestë nuk është shumë larg. Arsenal, Everton, Sheffield United, Wolves… të gjithë besojnë se kanë një mundësi”.

Related posts

Jo vetëm Çani, ja lojtarët që kanë zhgënjyer më shumë këtë sezon në Superiore

Q.Autor

VOLEJBOLL/ Kupa e Shqipërisë: Përcaktohen 3 nga katër ekipet gjysmëfinaliste për femra

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Dënim i ashpër nga Apeli, klubi historik italian bie në Serie C

Delo.autor

Leave a Comment