Futboll La Liga Sport

“KATALANASIT” E DUAN ME ÇDO KUSHT/ Kjo është “çmendura” e Real Madrid për Lautaron

Pas spekullimeve të orëve të fundit mbi presionin që Barcelona po ushtron në merkato për të blerë yllin e Inter, Lautaro Martinez, media e famshme spanjolle “Don Balon” aludon për një tjetër pistë të bujshme. Këtë herë është radha e Real Madrid që thuhet të jetë i interesuar për shërbimet e argjentinasit, aq sa për të bërë çmenduri merkatoje për sulmuesin zikaltër.

Sipas portalit spanjoll, “Los Blancos” janë gati të ofrojnë uellsianin Gareth Bale për të përshpejtuar garën për ish-futbollistin e Racing. Në këmbim të sulmuesit argjentinas, Real është i gatshëm të ofrojë Gareth Bale dhe një shumë prej 50-65 milionë euro, madje duke përfshirë në tratativë edhe James Rodriguez, shumë pranë largimit nga “Santiago Bernabeu”. Nga ana tjetër, drejtuesi i lartë zikaltër, Beppe Marotta, i pyetur mbi aludimet për largimin e mundshëm të Lautaro, deklaroi se Inter do të shiste vetëm futbollistët që do të dëshirojnë të largohen.

Related posts

Lika ul euforinë: Evropa? Kemi edhe një ndeshje…

Sadik.Autor

RUSI 2018/ Ja ku do të grumbullohet Gjermania para Kupës së Botës… (FOTO)

Sadik.Autor

Statistikat Serbi-Zvicër/ Shaqiri shumë pranë rekordit historik

Isa.Autor

Leave a Comment