Futboll La Liga

Real, këta dy 20-vjeçarë mund t’i japin fund epokës së “BBC”

Një nga deklaratat më të famshme të Zinedine Zidane, si trajner i Real Madrid, ka qenë se treshja e “BBC” është “e paprekshme”. Tani, ai po zbulon se Marco Asensio dhe Lucas Vazquez nuk janë dakord me këtë linjë. Me Gareth Bale që ka pasur probleme me dëmtimet në muajt e fundit, Zidane ka kaluar te skema 4-4-2 për të përfshirë Isco-n, por kjo nuk ka funksionuar dhe skema e vjetër 4-3-3 është kthyer në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Edhe pse Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo do të ishin zgjedhjet ideale për formacionin, Zidane ka lënë njërin nga yjet e sulmit në stol në të tri ndeshjet e fundit. Kundër Real Sociedad dhe Paris Saint-Germain ka qenë Bale ai që është sakrifikuar, pavarësisht paraqitjeve të mira të bëra në 2018-ën. Edhe në ndeshjen kundër Betis, në të cilën ka qenë titullar, uellsiani është zëvendësuar në minutën e 73-të.

Për sa i takon takimit të zhvilluar të dielën, ka qenë Benzema që ka ka lënë vendin Asensio-s, me këtë të fundit që ka realizuar dy gola. Këto ndryshime të rëndësishme konsideroheshin të papranueshme pak kohë më parë nga Zidane dhe duket se trajneri është detyruar të ndryshojë mendim dhe t’i besojë më shumë Asensio-s dhe Vazquez. Ndeshja e fituar 5-3 kundër Betis ka qenë e treta që këto dy lojtarë kanë luajtur si titullarë dhe skuadra ka realizuar pesë gola. Më parë kishte ndodhur kundër Sociedad dhe Sevilla.

Testi më i rëndësishëm për bindjet e Zidane do të jetë ndeshja e kthimit e Champions League, që Real Mrid do të luajë në fushën e PSG-së 6 marsin e ardhshëm. Zgjedhja e tij është e thjeshtë, të vazhdojë me ekspertët e “BBC” apo t’i besojë dy 20-vjeçarëve që ta udhëheqin skuadrën kundër një prej ekipeve më të forta të Europës.

Related posts

ZBULON TRANSFERIMIN E BUJSHËM/ Gazetari i Barcelonës: Mirë se erdhe… (FOTO)

Delo.autor

NDIZET MERKATOJA E VERËS/ “Djajtë e Kuq” dhe PSG-ja në “luftë” për lojtarin e Juventus…

Delo.autor

U BË E NJOHUR PAS NATËS SË ZJARRTË ME ICARDIN/ Modelja argjentinase tashmë fiksohet me… Messin

F.autor

Leave a Comment