Futboll Premier League Sport

PEZULLIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Trajneri Wenger: Më blenë të gjithë lojtarët, e merituan dënimin!

Arsen Venger, në kohën kur drejtonte Arsenalin, ishte ndër të parët që e denoncoi “dopingun financiar” të futbollit.Venger

E parashikueshme edhe përgjigjja e tij pas pezullimit të Mançester Sitit nga kompeticionet e UEFA-s për dy sezone pas gjetjes së shkeljeve në rregullat e “Fair Play-t Financiar”. “Kur isha tek Arsenali, më blenë të gjithë lojtarët. Rregullat janë dhe duhen respektuar. Kush nuk i respekton dhe tenton që të gjejë një mënyrë më pak ligjore, duhet të ndëshkohet.

Nuk di të them nëse dënimi është shumë apo pak i rëndë. E sigurt është se kush e ka marrë një vendim të tillë, nuk e ka shpikur atë. Kur merr pjesë në një kompeticion, është e rëndësishme që të respektosh rregullat. Nëse nuk ka respekt për rregullat, atëherë nuk është sport i vërtetë”, tha tekniku francez, i pranishëm gjatë ceremonisë së çmimeve “Laureus Awards”.

Venger ishte i pafuqishëm për të penguar joshjen e Emanuel Adebajorit, Bakari Sanjasë, Gael Klishisë, Kolo Turesë dhe Samir Nasrisë drejt “Etihad” gjatë kohës së tij në stolin e “Topçinjve”.

Related posts

TËRHIQET NGA BASKETBOLLI PAS 21 VITESH KARRIERË/ Shima: Mbaj mend çdo detaj, që nga shënimi me Tiranën tek…

Delo.autor

Ahmataj kërkon kohë për të bërë ndryshimin e madh te Kamza

Sadik.Autor

REALIZOI “MAGJI” NDAJ EKUADORIT/ “Jashtëtokësori”: Rekordi i Pelesë s’më duhet, më interesojnë rezultatet e…

Delo.autor

Leave a Comment