Futboll La Liga

Ronaldo ka pasur vetëm një gjë në mendje gjatë “thatësirës” së tij

Cristiano Ronaldo insiston se ai kurrë nuk e ka vënë në dyshim se do të rikthehej te golat.

Sulmuesi i Real Madrid ka shënuar shtatë gola në katër ndeshjet e fundit por ka vuajtur gjatë gjithë sezonit te Los Blancos.

Të besuarit e Zinedine Zidane janë që tani jashtë luftës për titull dhe Copa del Rey por Ronaldo i ka gjetur këpucët e golave në fazën finale të sezonit.

Cristiano Ronaldo scored a hat-trick against Real Sociedad at the weekend

“Gjithmonë mundohem të tregoj nivelin tim më të mirë, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të doja unë,” shprehet portugezi për Goal.

“Por eksperienca më ka mësuar se duhet të punojmë fortë për të arritur objektivat tona.”

Real është akoma në Champions League dhe do të mundohet ta fitojë trofeun për të tretën herë radhazi.

Dhe Ronaldo e di se ndeshja do të jetë e vështirë ndaj Neymar dhe Mbappe.

Cristiano Ronaldo is sure Real Madrid can defeat PSG

“Do të luajmë ndaj një skuadre të madhe me lojtarë të shkëlqyer, të cilët i respektojmë jashtë mase.

“Por duhet të tregojmë se jemi Real Madrid dhe që kemi një skuadër të bashkuar, me shumë eksperiencë në këtë kompeticion.

“E dimë që duhet të jemi shumë të fokusuar dhe të luajmë dy ndeshje të mira për të avancuar në Champions League.”

 

Related posts

LIVE/ Laçi-Teuta: Bregdetarët të pamëshirshëm, shënojnë edhe golin e tretë (VIDEO)

Isa.Autor

SHOKOHET MILANI/ Futbollisti KRYESOR ka pësuar një DËMTIM TË RËNDË, do mungojë deri në…

Isa.Autor

SFIDA ELIMINATORE NDAJ “SHPRESAVE”/ Mbrojtësi i Çekisë pa polemika: Unë jam serb, futbollistët kosovar po përfaqësojnë…

Delo.autor

Leave a Comment