Futboll Seria A Sport

PO RIKTHEHET MILANI I MADH/ ZBULONI objektivat e kuqezinjëve në MERKATO

Pas Maldini-t, tifozët e Milan mund të jenë dëshmitarë të një tjetër kthimi. Në fakt, Leonardo mësohet t’i ketë hapur derën një kthimi të Alexandre Pato te kuqezinjtë.

“Patoku” luan aktualisht për Tianjin Quanjian dhe prej muajsh ka bërë të ditur se do të ishte i gatshëm të kthehej në “San Siro”. Drejtori sportiv i Milan duket se i ka premtuar se një gjë e tillë do të ndodhte nëse do të paraqtiej mundësia.
Sulumuesi 28-vjeçar është në formë të mirë fizike dhe është kthyer të shënojë me rregullsi në Kinë. Kthimi i tij mund të konkretizohet në ditën e fundit të merkatos, në rast se Milan do të shesë përfundimisht Carlos Baça dhe të huazojë Andre Silva.
Por, Leonardo po punon edhe për lojtarë të tjerë. Emrat më të nxehtë janë ata të Hirving Lozano, meksikani i PSV Eindhoven, i cili ka shkëlqyer gjatë Kupës së Botës, dhe ai i francezit të Manchester United, Anthony Martial, që është drejt largimit nga “Djajtë e Kuq”.

Related posts

MANCHESTER CITY KËRKON NJË “GARDIAN”/ Guardiola jep miratimin për të transferuar spanjollin…

Delo.autor

David Alaba shokon me  deklaratën e tij pas eliminimit të Bayernit

Sadik.Autor

PO ZHVILLON PARAQITJE FANTASTIKE/ Dy ndeshje për të marrë një rol të papritur, Milan mendon të konfirmojë yllin…

Delo.autor

Leave a Comment