Futboll Kategoria Superiore Sport

1 SHEKULL HISTORI/ Klubi i Tiranës nderohet për kontributin e madh në futboll

Në muajin shkurt, Tirana feston zyrtarizimin e saj si kryeqytet të Shqipërisë. Në kuadër të 100-vjetorit si kryeqendër e vendit, në Tiranë ka vijuar organizimi i ceremonive festive. Dje është zhvilluar “Sofra Tiranase”, njw ceremoni festive e përvitshme organizuar nga “Shoqata Tirana”.

Kjo e fundit, i ka akorduar skuadrës së futbollit 24-herë kampione të vendit vlerësimin “Titulli i Madh” me motivacionin: Për arritje në futbollin shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

Ky titull, për presidentin e klubit, Refik Halili u dorëzua nga e bija e Selman Stërmasit, Mirjam Stërmasi. Më tej, me një video Tirana ka shpalosur edhe programin e 100-vjetorit të themelimit.

Related posts

LIVE/ CR7 për të “ndërruar fytyrë” ndaj Valencias, Roma e Reali sfidë krizash. Ja rezultatet

Isa.Autor

Handanoviç zbulon: Ja kush është idhulli im, loja që më pëlqen më shumë…

Isa.Autor

Pritet trazira në Botëror, ultrasit rusë dhe argjentinas krijojnë kundër aleancë anglezëve

Q.Autor

Leave a Comment