Champions League Futboll Sport

POLEMIKA PËR PENALLTINË/ Atletico mposht Liverpoolin, kualifikimi vendoset në ‘Anfield’

Atletico Madrid ka fituar duelin e parë ndaj Liverpoolit.

Të besuarit e Diego Simeones mposhtën me rezultatin 1-0 kampionët në fuqi të Euopës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Golin e vetëm për vendasit e realizoi mbrojtësi Saul, i cili ndëshkoi skuadrën e Kloppit vetëm pas 4 minutave lojë.

Spanjolli 25-vjeçar shfrytëzoi në maksimum një pakujdesi në mbrojtjen kundërshtare dhe më pas dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Liverpooli pretendoi për një penallti. Vrsaljko kapi nga krahët Sadio Mane-në brenda zonës dhe sulmuesi afrikan u shtri në tokë. Teknologjia VAR nuk u aktivizua, ndërsa për arbitrin gjithçka ishte e rregullt.

Gjatë fraksionit të dytë të lojës, të dy skuadrat patën rastet e tyre por pa arritur të finalizojnë duke mbyllur me këtë takim në shifrat 1-0.

Liverpool do të kërkojë në “Anfield” përmbysjen e madhe ndaj Atleticos.

Related posts

KTHIME DHE MUNGESA TE PARTIZANI/ Shqetëson mesfushori afrikan para transfertës në Vlorë

F.autor

LA LIGA PUBLIKON KALENDARIN/ Barcelona e nis në shtëpi, Reali dhe Atletico në transfertë. Ja datat e “El Clasicos”…

Delo.autor

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Romeo, djali i Beckham firmos kontratën e parë si profesionist

Delo.autor

Leave a Comment