Futboll Sport

LËVIZJE E RREZIKSHME/ Ylli i Sevillas transferohet në Wuhan të Kinës (VIDEO)

Mos e besoni, po deshët! Kur të gjithë kinezët duan të largohen nga zona Wuhan për shkak të përhapjes së Coronavirusit, mbrojtësi Daniel Carriço është transferuar te Wuhan Zall. Ekipi kinez që po bëhet gati për të rinisur kampionatin që është pezulluar la Sevillen për t’u transferuar në Kinë.

Paratë e kanë joshur 31-vjeçarin që largohet pas 7 sezonesh nga Spanja. Ai nuk ka qenë kurrë lojtar kryesor për Sevillen, por portugezi ishte pjesë e grupit duke luajtur sa herë i jepej mundësia. Klubi spanjoll arriti akordin me kinezët për ta shitur kapitenin, ndërsa e përcollën me një video mjaft prekëse lamtumire.

Related posts

VAZHDON “RRUGËTIMIN” ME EKIPIN ITALIAN/ Tare konfirmon rinovimin me Lacion

Isa.Autor

Tatuazh me figura mitologjike, shqiponjë dhe dem. Lideri i Islandës bëhet gati për Botërorin (FOTO)

Sadik.Autor

“EUFORIA NUK KA VEND TEK TIRANA”/ Zëvendës trajneri: Katër ndeshjet e radhës? Nëse marrim maksimumin…

Delo.autor

Leave a Comment