Futboll Premier League Sport

DOMINOJNË DERBIN I LONDËS/ Chelsea mposht me për mbysje ekipin e Mourinhos

Chelsea dhe Frank Lampard kanë marrë një fitore me aromë Championsi ndaj Tottenhamit pasditen e sotme me shifrat 2-1. Pavarësisht se fitorja ishte e ngushtë, Blutë e Londrës dominuan në pjesën më të madhe të takimit.

Vetëm 15 minuta mjaftuan për Olivier Giroud për të gjetur golin e avantazhit, me francezin që lëshoi një predhë me të majtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Hugo Lloris. Avantazhi nuk e uli ritmin e Chelseat që në fillimin e pjesës së dytë dyfishoi me anë të Marcos Alonso.

Spanjolli shkarkoi të majtën e tij perfekte duke shkundur rrjetën për herë të dytë. Tottenham shkurtoi diferencën pas një autogoli të Rudiger në minutën e 89-të, por ishte tepër  vonë, pasi gjithçka u mbyll 2-1. Festë për Frank Lampard, i cili edhe një herë mposht ish-trajnerin e tij Jose Mourinhon. Chelsea ngjitet në kuotën e 44 pikëve tashmë, 4 më shumë se Tottenham.

Related posts

(Video) Ndodh e “pabesueshmja” portieri spanjoll sapo ka shënuar një gol nga 70 metra

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Southampton-Liverpool, mbyllet pjesa e parë. Rezultati

Delo.autor

E BUJSHME/ Nuk kanë fund bëmat e Wanda Nara-s, kësaj radhe padit Maxi Lopez. Ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment