Bundesliga Futboll Sport

BESON TEK SUPERFUQIA E SKUADRËS GJERMANE/ Ish-presidenti: Bayernin e vërtetë e shihni në Champions

Uli Hënes nuk është më presidenti i klubit të Bajernit që prej nëntorit të vitit të kaluar. Ai u tërhoq nga kandidimi për postin e rëndësishëm duke ia lënë vendin Herbert Hainerit. Ky i fundit, në një intervistë për revistën gjermane “51”, premtoi se do ta ngjiste skuadrën sërish në majën e futbollit europian. Presidenti i nderit, Hënes, tha se kur je në krye të Bajernit, këta objektiva janë detyrim.

“Sigurisht që e dëgjova Herbertin dhe nuk i heq asnjë presje nga ato fjalë. Bajerni duhet të jetë në mes më të mirave në Europë. Në Gjermani kemi dominuar prej 8 vitesh dhe këtë gjë pritet të bëjmë edhe në Europë. Champions-i është objektivi ynë kryesor. Shpresoj që të shkojmë në finale, edhe pse ky sezon është shumë ndryshe nga ato që kemi luajtur. Ndeshjet pa tifozë në fushë neutrale ta vështirësojnë shumë punën, por ky trofe nuk ka nevojë për motivim ekstra”, tha Hënes.

SANE

Ndërkohë, i pyetur për ardhjen e Leroi Sanesë në Mynih, Hënes u shpreh se kishte bërë çmos që një vit më parë për ta sjellë në skuadër një lojtar të tillë. “Nëse e mbani mend, vjet ju kam thënë që do të merresha personalisht me të. Derisa isha në krye të Bajernit bëra çmos që ai të ishte pjesë e skuadrës. Meritë të veçantë për këtë transferim ka pa dyshim Hasan Salihamixhiç, kjo nga mënyra se si arriti të mbyllte këtë marrëveshje shumë të komplikuar.

Mendoj se tani skuadra ka në përbërje të saj një kampion të madh, një talent të pastër. Leroi ka luajtur për shumë vite në Premier Ligë, në një nga kampionatet më të forta në botë. Flik është i lumtur që në krah të Levandovskit do të ketë një lojtar të tillë. Skuadra ka bërë mirë në këtë sezon duke treguar se mund të fitojë gjithçka”, tha presidenti i nderit.

uli henes

NIPI HËNES

Nuk munguan edhe ngacmimet për nipin e tij, Sebastian Hënes, i cili është pjesë e skuadrës së dytë të Bajernit që arriti të ngjitej në kategorinë e tretë gjermane me bavarezët.

“Basti e di mirë punën e tij. Jam i lumtur për atë çfarë ka arritur të bëjë më skuadrën e dytë. Të gjithë e dimë që nuk është e lehtë të luash në kategoritë amatore. Unë ndikim tek ai? Jo absolutisht, sigurisht që kur më kërkon këshilla ia jap, por kurrë nuk kam ndërhyrë në punën e tij. I telefonoj gjithmonë për ta uruar për arritjet e tij”, përfundoi njeriu që prej shumë vitesh drejtoi Bajernin.

Related posts

U PËRBALLËN PËR TROFEUN “JOHAN GASPER”/ Arsenal nis negociatat me “Katalanasit” për lojtarin…

Delo.autor

Barcelona është favoriti numër një për të fituar Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Vidal diskrediton Cristiano Ronaldo, kiliani e tepron (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment