Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Partizani-Bylis. Mbyllet pjesa e parë, rezultati 2-1

Ka startuar në orën 17:00 në “Air Albania” supersfida mes Partizanit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi të Superiores do të kërkojnë të përfitojnë nga humbja e Kukësit në sfidën ndaj Tiranës, për t’iu afruar sa më shumë kreut.

Të kuqtë e kryeqytetit, vijnë në këtë përballje pas 3 triumfesh radhazi, ndërkohë që ballshiotët kanë siguruar 3 barazime radhazi në ndeshjet e fundit. Për sa i përket formacioneve, skuadra e Dovedan ka mungesa të shumta për shkak të pezullimeve dhe gjendjes gripale. Ndërkohë që tek të kuqtë, ndrushimi i vetëm është mbrojtësi Bitri, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak kartonash.

LIVE: PARTIZANI – BYLIS 2-1

Melo 4′, Çinari 19 / Ntepe 30′ 

KOMENTI LIVE:

30′ GOOOOOL BYLISI 2-1/ Rihapet sfida. Ntepe gjen rrugën e rrjetës duke mposhtur Alban Hoxhën. Pas një harkimi të Muratajt, Ntepe godet saktë me kokë duke tundur rrjetën. 

25′ Ballshiotët pretendojnë për penallti, pas një rrëzimi të Ntepe brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Koçi.

19′ GOOOOOL PARTIZANI 2-0/ Kampionët dyfishojnë rezultatin me Çinarin, i cili pas harkimit të Trashit, devijon bukur me kokë duke dyfishuar shifrat. Në festë tifozët e kuq. 

17′ Andi Hadroi provon me një gjuajtje të rrezikshme, topi shkon ngjitur me shtyllën e Hoxhës.

13′ Provon Bylisi me Muratajn, i zili kroson në zonë për Guindon, por Bilali largon rrezikun në këndore.

7’ Bylisi nuk arrin të rrezikojë ndërsa është Partizani që është pozicionuar në lojën e vet tipike i mbledhur mirë në mesfushë në pritje të goditjes së hapësirave që mund të krijojë kundërshtari.

4′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Gafa e rëndë e Isli Hidit, i cili i ka dhuruar topin brazilianit Melo, pas devijimit të Solomon, teksa braziliani  nuk fal duke kaluar në avantazh skuadrën e kuqe. 

2′ Cinari jep sinjalin e parë në portën e Hidit, duke provuar me një gjuajtje nga distanca, topi shkon në duart e Hidit.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”.

Related posts

SIGURUAN NJË BILETË PËR NË CHAMPIONS/ Icardi ka këtë mesazh: Jeta nuk duhet të jetë perfekte, për… (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Predikuesi islamik: Dëmtimi i Salah ishte një ndëshkim nga Zoti për prishjen e Ramazanit

Sadik.Autor

REZULTAT BEFASUES/ Real Madrid – Milan, shënohet goli i tretë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment