Futboll Premier League Sport

“ROMELU ËSHTË I LUMTUR NË LONDËR”/ Agjenti yllit belg: Lukaku e ka Interin në zemër, e ndjek gjithmonë

Gjatë asamblesë së sotme të “A.I.A.C.S.-Assoagenti”, Federico Pastorello është kthyer të flaës për lamtumirën e Romelu Lukakut nga Interi. Agjenti i sulmuesit belg nënvizoi: “Ai e ka Interin në zemër, njerëzit mund të thonë atë që duan, por ky është një fakt dhe një realitet absolut. – Megjithatë, Romelu është i lumtur në Londër, i përqendruar në projektin e ri, por ndjek edhe Interin, ndeshjet e zikaltërve me dashuri të madhe.

Po flasim për profesionistë, ndaj lëvizje të tilla janë normale. Kur gjëra të caktuara ndodhin në merkato, ato duhet të vlerësohen me vëmendje të madhe dhe pastaj merren vendime. Ndonjëherë, te një profesionist duhet të vlerësosh aspektin sentimental, por edhe atë të karrierës. Dhe ne si menaxherë jemi këtu për t’iu treguar rrugën më të mirë”.

I pyetur nëse negociatat me Chelsea kishin filluar para “Euro 2020”, agjenti i “BigRom” saktësoi: “Ka shumë bisedime, por operacioni ishte i shpejtë. Kur blutë e ndanë mendjen, oferta u bë e fortë, ndaj bisedimet nuk zgjatën”.

Related posts

Berlusconi: Shitja e Milanit e rregullt, u largova pasi vështirë të rivalizosh me sheikë

Q.Autor

SFIDA NDAJ FRANCËS/ Trajneri Reja ka një premtim: Më vjen keq që nuk erdha më herët te Kombëtarja, do të merrja…

Delo.autor

SKANDALI/ Serbia ndalon boksierët kosovarë, Shqipëria tërhiqet nga botërori

Delo.autor

Leave a Comment