Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Skënderbeu-Teuta. Mbyllet pjesa e parë, rezultati 2-1

Është duke u luajtur, ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Skënderbeu do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës në kryeqytet. Ndërkaq Teuta do të vazhdojë më fitoret, pas asaj që mori me Vllazninë javën e shkuar.

Daja ka hedhur në fushë formacionin më të mirë në dispozion, ndërsa Martini duhet të bëjë pa Aleksin, që nuk ia ka dalë të jetë titular.

LIVE| Skënderbeu-Teuta 2-1

Bregu 19′, Kallaku 25′

27′ Karton i verdhë për Todorovskin. I pari në këtë përballje.

25′ GOOOLLL. Kallaku gjen rrugën e rrjetës, lojtari i durrsakëve me kokë barazon menjëherë shifrat. Pas pritjes së Koliçit, Kallaku me kokë nuk fal.

19′ GOOOLL Bregu! Zhbllokohet sfida. Dejvi Bregu kalon në avantazh vendasit.Gripshi kroson nga e majta dhe vlonjati nuk fal para portës.

15′ Kombinojnë shkurtazi miqtë, Avdyli provon, por Koliçi i vëmendshëm pret.

13′ Goditje këndi për Teutën, por Meksi largon topin nga zona e korçarëve.

10′ Mensah tenton jashtë zone, por goditja e tij shkon jashtë kuadradit.

8′ Skënderbeu e ka nisur ndeshjen me ritëm, por ende nuk ka ndonjë rast klasik.

2′ Gripshi kërkon të godasë brenda zone, por bllokohet nga durrsakët.

Starton sfida !

Related posts

Katastrofë në Lushnje, Partizani nuk arrin të fitojë me vendin e fundit

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Garë e “çmendur” në Gjermani, feston Verstappen. Mercedesi katastrofë

Delo.autor

MBI FINALEN E “EURO 2020″/ Smalling: E tmerrshme ta shikoje faullin e Chiellini ndaj Saka, po të isha unë…

Delo.autor

Leave a Comment