Futboll Sport

TRONDITET FEDERATA E FUTBOLLIT GANEZ/ Gazetari investigativ qëllohet për vdekje

Një gazetar investigativ ganez është qëlluar për vdekje gjatë kohës që po ngiste makinën e tij për në shtëpi, pasi një politikan bëri thirrje për ndëshkimin e tij.

Mediat lokale raportojnë se persona të paidentifikuar me motoçikletë qëlluan tri herë mbi Ahmed Hussein-Suale në kryeqytetin Accra.

Gazetari ishte anëtar i Tiger Eye Private Investigations dhe po investigonte korrupsionin në ligat e futbollit të Ganës.

Raporti i investigativ me dhurata dhe para nën dorë çoi në ndalimin e përjetshëm të ish-kreut të Shoqatës së Futbollit të Ganës.

BBC Africa Eye bëri një dokumentar rreth skandalit në vitin 2018, pasi mori akses në hetimin e udhëhequr nga gazetari Anas Aremeyaw Anas, që drejton Tiger Eye.

Pas transmetimit të BBC, deputeti ganez, Kennedy Agyapong, shpërndau fotografitë e Hussein-Suale dhe bëri thirrje për ndëshkim e tij.

“Nëse ai vjen këtu, do e rrah,” tha Agyapong, në një video të publikuar në faqen e internetit të gazetës Gana. “Çfarëdo që të ndodhë, unë do të paguaj.”

Në një postim në mediat sociale, Anas tha se nuk do të heshte pas vrasjes së anëtarit të ekipit të tij.

Hussien-Suale  u qëllua dy herë në kraharor dhe një herë në qafë në periferi të Accra, Madina rreth orës  23:00 mbrëmjen e së mërkurës.

​Trupi i tij thuhet se është dërguar në spitalin e policisë Morgue dhe do të varroset së shpejti.

ga ana tjetër, Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve të Nju Jorkut i bëri thirrje Agyapong verën e kaluar për të ndaluar kcënimin e gazetarëve.

Në një njoftim për shtyp, Tiger Eye tha se ata ishin “tmerrësisht të shkatërruar nga ky akt i poshtër”, por ishin “të fortë” për ti ndjekur ata.

Gazetari investigativ bashkëpunoi me BBC në disa histori, duke përfshirë një hetim se si shiteshin jesët e trupit të njeriut në Malavi.

Dhuna ndaj shtypit është e rrallë në Gana.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, vetëm një gazetar tjetër është vrarë në Ganë që nga viti 1992 .

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thotë se tetë gazetarë u vranë në të gjithë Afrikën në vitin 2017 .

Related posts

SFIDA NDAJ NANTES/ E pabesueshme çfarë ndodh tek PSG-ja, trajneri Pochettino e pëson njësoj si Tuchel

Delo.autor

U ZGJODH NJERIU I NDESHJES NË UELLS-ZVICËR/ Sulmuesi Embolo: Turp që nuk morëm rezultat më të mirë

Delo.autor

NGA MBAPPE TEK MESSI/ Yjet e Europës në versionin femër çmendin tifozët, shikoni si do dukeshin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment