Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Inter-Ludogorets në kaos, UEFA mbledhje urgjente!

Coronavirus pa pushtuar Italinë dhe situata në shtetin fqinj paraqitet shumë alarmante. Zona e Lombardisë është edhe rajoni më i prekur, me mbi 89 të prekur nga ky virus i tmerrshëm. 4 ndeshje të Serie A janë shtyrë ditën e sotme, përfshirë edhe Inter-Sampdoria.

Pavarësisht se futbolli kalon në plan të dytë në këto momente, ajo që shqetëson shumë Interin është sfida e kthimit në Europa League ndaj Ludogorets. Ndeshja e programuar për të enjten ka pak gjasa të zhvillohet në Milano.

UEFA do të ketë një mbledhje urgjente sipas raportimeve të fundit, pasi edhe vetë kalendari i Europa League është shumë i ngjeshur dhe shtyrja nuk është opsion. Zgjidhje deri më tani shihet spostimi i ndeshjes në një qytet tjetër të Italisë, por pa praninë e tifozëve.

Related posts

Buffon e thyen heshtjen, por thotë se nuk pendohet për komentet drejtuar gjyqtarit

Sadik.Autor

ZYRTARE/ VALENCIA firmos me ish-mesfushorin e Real MADRID

Isa.Autor

“LUAJMË DHE RINDËRTOJMË SË BASHKU”/ Miqësorja e yjeve, publikohen çmimet e biletave

Delo.autor

Leave a Comment