Futboll Sport

LARGIMI I DYBALA? Ja mesazhi që tifozët kanë për klubin

Tifozët e Juventusit janë me Paulo Dybala. Në rrjetet sociale, dëshmitë e përzemërsisë ndaj “Joya” janë bërë shumë të njohura. Ato vihen në qendër të “sirenave” këmbëngulëse të lajmeve të merkatos së kësaj vere, që e shohin argjentinasin të kalojë te Manchester United. Megjithatë, tifozët e “Zonjës së Vjetër” nuk duket se e kanë pritur mirë këtë skenar dhe përmes mesazheve në Twitter kanë nisur njëlloj proteste kundër shitjes së mundshme të Paulo. “#DybalaNonSiTocca” (Dybala nuk preket), në fakt, është bërë një trend.

Kjo është shenjë e qartë se mbështetësit e Juventusit janë të lidhur shumë me yllin argjentinas, përkundër sezonit të kaluar jo fort pozitiv të tij, i nënçmuar nga ish-trajneri Allegri. Ata kanë dalë kundër, publikisht, transferimit të mundshëm të Dybala te “Djajtë e Kuq”. Përfshirja e Dybala në marrëveshjen me Manchester United, për të arritur te sulmuesi Lukaku, pra, nuk i ngroh zemrat e tifozëve bardhezinj. Në rrjetet sociale, mendimi i përgjithshëm për këtë është bërë i qartë. Tifozët duan qëndrimin e Paulo në skuadrën e trajnerit Sarri.

Related posts

MUNGONTE NJË LOJTAR/ I biri thërret SCHOLES: Legjenda luan në kategorinë e 11-të

Isa.Autor

NJË DEKADË ME MANCHESTER CITYN/ Ja vendimi i dhimbshëm që merr mesfushori David Silva

Delo.autor

FAMILJA E LUIS ENRIQUE NË ZI/ Nga Neymar tek Ronaldo, ja reagimet e yjeve të futbollit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment