Futboll Seria A Sport

TËRBOHET MILAN/ Frankfurt rrit kërkesat për Rebic, ja sa kushton tani kroati

Ante Rebic është lojtari më në formë i Milanit këtë vit të ri kalendarik. Kroati ka shënuar plot 7 gola në 8 ndeshje mes kupës dhe kampionatit, duke u bërë një ndër më të rëndësishmit për kuqezinjtë.

26-vjeçari është i huazuar për dy vite në “San Siro”, por paraqitjet e fundit i kanë bindur drejtuesit kuqezi, që sipas asaj që shkruan “Tuttosport” mund të nisin bisedimet me Frankfurt për të blerë përfundimisht kartonin e tij.

Gjithsesi, gjermanët duket se nuk do të binden lehtë, pasi sipas raportimeve të fundit, ata kërkojnë të paktën 40 milionë euro për të hequr dorë nga kartoni i Rebic. Ky çmim kaq i lartë, lidhet edhe me faktin se 50% të kartonit e zotëron Fiorentina në rast të një shitje dhe Frankfurt do të përfitojë vetëm gjysmën e vlerës së operacionit.

Related posts

FAZA PËRGATITORE NË MAQEDONI/ Argjentinasit nuk bindin trajnerin Magani. Ja situata tek Egnatia…

Delo.autor

GOLI I VAN DE BEEK NUK MJAFTON/ Crystal Palace shtang skuadrën e Solskjaer në “Old Traford”

Delo.autor

PENALLTI MINUTË PAS MINUTE/ Rakitic shënon dhe kalon Kroacinë në gjysëmfinale (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment