Sport Të tjera

VOLEJBOLL/ Mirdita mposht Tiranën dhe nis shkëputjen, Partizani humbet edhe në Durrës

Java e 10-të e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra, Grupi A1, ka dhuruar surpriza. Në ndeshjen kryesore, atë mes dy ekipeve kryesuese, Mirdita ka fituar 3-0 në “Fahrie Hoti” ndaj Tiranës, duke u shkëputur 5 pikë në renditje. Ndeshje e dominuar nga vajzat rrëshenase, që patën një epërsi të lehtë në të trija setet, duke e merituar fitoren.

Surprizë fitorja e Teutës 3-0 ndaj Partizanit kampion, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Kryeqytetaset në një ditë të keqe, ku gabuan shumë dhe nuk ishin në gjendje të rivalizonin, ndërsa Teuta luajti mirë dhe mori 3 pikë që e mbajnë në zonën play off.

Në dy takimet e tjera, Barleti Volley fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë dhe konsolidon vendin e tretë në renditje, duke qenë skuadra më në formë e momentit. Fiton edhe Skënderbeu, 3-0 ndaj Apolonisë, një fitore më së shumti për statistikë, ndërkohë që fieraket po shkojnë drejt rënies në Grupin A2.

Në Grupin A2, skuadra e Agroturizëm Huqi komandon renditjen me 17 pikë, duke fituar 3-0 ndaj Korabit, ndërsa Elbasani triumfoi ndaj Flamurtarit 3-0, ndeshje e luajtur në Vlorë.

Volejboll – Femra Grupi A1, java e 10-të

Skënderbeu – Apolonia, 3-0 (25-13, 25-23, 25-16)

Tirana – Mirdita, 0-3 (17-25, 20-25, 23-25)

Teuta – Partizani, 3-0 (25-19, 25-22, 25-23)

Barleti Volley – Vllaznia, 3-0 (26-24, 25-22, 25-21)

Renditja: Mirdita 29 pikë, Tirana 24 pikë, Partizani 19 pikë, Barleti Volley 17 pikë, Vllaznia 14 pikë, Teuta 11 pikë, Skënderbeu 5 pikë, Apolonia 1 pikë.

Volejboll – Femra Grupi A2, java e 7-të

Agroturizëm Huqi – Korabi, 3-0 (25-23, 25-18, 25-20)

Flamurtari – Elbasani, 0-3 (15-25, 23-25, 22-25)

Lushnja (pushim)

Renditja: Agroturizëm Huqi 17 pikë, Elbasani 12 pikë, Lushnja 6 pikë, Korabi 6 pikë, Flamurtari 1 pikë.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Gjermania luan për krenari, Holanda për kualifikim

Isa.Autor

DEMBELE NUK RINOVON ME BARCELONËN/ Do të nënshkruaj me Newcastle

Delo.autor

TENTATIVA PËR UELLSIANIN/ Man United planifikon transferimin e Ramseyt

Isa.Autor

Leave a Comment