Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ “Katalanasit” humbasin një tjetër “xhevahir”, Getafe e “rrëmben” për 6 milionë euro!

Barcelona ka humbur një tjetër talent të dalë nga “La Masia” e famshme. Bëhet fjalë për Marc Cucurellën, i cili po bën një sezon fantastik me Getafen. Këta të fundit kanë aktivizuar të drejtën e blerjejes për 6 milionë euro.

Klauzola e 21-vjeçarit do të jetë 25 milionë euro dhe në rast të një shitje në të ardhmen, Barcelona do të përfitojë 40% të shumës. Atletico Madrid dhe Arsenal janë ekipe që janë interesuar në merkaton e janarit për shërbimet e Cucurellës, i cili edhe sezonin e shkuar bëri mjaft mirë me fanellën e Eibar. Kështu, pas Carles Perez që u largua drejt Romës, tjetër talent i La Masias largohet pëfundimisht nga Barcelona.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Itali-Bonjë Hercegovinë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Adoleshenti “turpëron” Neymarin, ylli brazilian sillet si “fëmijë” (FOTO)

Isa.Autor

GIROUD ZHBLLOKOHET PAS 794 MINUTAVE / I jep Chelsea-t fitoren ndaj BATE (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment