Boks Sport

TRIUMFOI NDAJ KAMPIONIT WILDER/ Tyson Fury konfirmon duelin e shekullit në boks me…

Tyson Fury ka konfirmuar se dëshiron të përballet me Anthony Joshuan nëse nuk zhvillohet një ndeshje e tretë  me Deontay Wilderin.

31-vjeçari i shkaktoi humbjen e parë në karrierë Bomberit të Bronztë në rindeshjen e zhvilluar gjatë fundjavës që lamë pas dhe ia rrëmbeu titullin WBC.

Dueli i tyre i parë në dhejtor të 2018 përfundoi në barazim, ndërsa në marrëveshje e kanë një klauzolë edhe për duelin e tretë mes tyre.

Mirëpo, nëse nuk ndodh ndeshja e tretë ndaj Wilderit, atëherë Fury është i gatshëm për atë që në Britani të Madhe po konsiderohet si ‘dueli i shekullit’, pra përballjen ndaj Joshuas , shkruan The Sun.

Gjatë një udhëtimi në stadiumin e Los Angeles Raiders, Tyson i ka thënë gazetares së boksit, Michelle Joy Phelps: Nëse Deontay nuk e do rindeshjen, atëherë shkojmë AJ…”.

Pas fitores ndaj Wilder, britaniku është bërë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda në WBC, ndërsa të gjithë titujt tjerë (IBO, IBF, WBA, WBO) i mban Joshua.

Tyson Fury

Related posts

NDIZET ATMOSFERA PARA “FINALES” NDAJ TURQISË/ Tifozët “kuqezinj” me përkrenare dhe qeleshe “pushtojnë” Stambollin (FOTO)

Delo.autor

“NË DHOMAT E ZHVESHJES NUK…”/ Futbollistët shqiptarë tregojnë si jetohet mes kaosit të koronavirusit

F.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Presidenti Halili hapin “thesin”, premio për “kokën” e Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment