Futboll Seria A Sport

“KORONAVIRUSI”/ 4 tifozë të Valencias shfaqin simptoma pas udhëtimit në…

Pas udhëtimit në “San Siro”, javën e kaluar për parë ndeshjen mes Valencias dhe  Atalantës në kuadër të fazës së 1/8-ave në Champions League, katër tifozë të ekipit spanjoll dyshohet se janë prekur nga Coronavirus.

Lajmin e jep zëvendësdrejtoresha e epidemiologjisë së Departamentit të Shëndetit në Valencia, Hermelinda Vanaclocha: “Së pari do të duhet të flasim me ta, do t’iu bëhet një analizë epidemiologjike për të vlerësuar nëse duhet bërë apo jo teste për të kuptuar nëse është Coronavirus ose grip tjetër ose sëmundje “, përfundoi zëvendësdrejtoresha.

Të katër personave u është rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi si një formë parandalimi. Ndërsa nga ana tjetër, klubi i Valencias, përmes kanaleve zyrtare, ka lëshuar një njoftim për shtyp drejtuar të gjithë personave që kanë qenë në veri të Italisë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia zgjedh trajnerin e ri, maqedonasin Mirsad Jonuz

Delo.autor

E PAPRITUR/ Drejtoi 1 prej klubeve më të fuqishme në botë, ish-presidenti i rikthehet futbollit

Isa.Autor

ÇËSHTJA E ZGJEDHJES SË KOMBËTARES GREKE/ Durmishaj “thyen” heshtjen: Nuk kafshohet dora që të ushqen…

Delo.autor

Leave a Comment