Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Kanë arritur marrëveshjet me Dinamon, ja futbollistët që pritet të firmosin…

Janë disa lojtarë që kanë arritur marrëveshjet me Dinamon, por që ashtu si në rastin e Bardhit, klubi nuk ka dashur të nxitohet për t’i prezantuar. Megjithatë, në ditët në vijim do të ketë zyrtarizime nga ana e bluve.

Gazeta mëson se mbrojtësi i djathtë, Dorian Kërçiku, i cili mbylli sezonin me Laçin, do të jetë prezantimi i radhës. E njëjta gjë mund të thuhet për mesfushorin e Pogradecit, Marin Abazaj, por gjithashtu lojtarin që ka qenë pjesë e Kombëtares kuqezi, Enis Gavazaj.

Prezantimet do të vijojnë me portierin Romeo Harizaj dhe sulmuesin Rimal Haxhiu, që ishin tek Apolonia. Sulmuesi nigerian, Stefen Çinedu, do të vijë në formë huazimi nga Hajduku i Splitit, ndërsa është arritur marrëveshja me Korabin edhe për Xhuljano Skukën. I fundit që do të prezantohet do të jetë mbrojtësi Eni Imami.

Related posts

Trajneri i përkohshëm i kombëtares italiane: Nuk vlejnë golat nëse Balotelli ka sjellje të keqe

Q.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Luhen më 8 prill ndeshjet e para gjysmëfinale

F.autor

Frank Lampard nis karrierën si trajner, firmos në Championship

Sadik.Autor

Leave a Comment