Futboll Premier League Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Manchester City apelon në CAS përjashtim nga Championsi

Manchester City nuk pajtohet me pezullimin 2-vjeçar nga Kupat e Europës, vendim i marrë së fundi nga UEFA. Ditën e ndeshjes së parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit, është bërë me dije apelimi zyrtar në CAS. Kjo thuhet në njoftimin për shtyp të Gjykatës Sportive të Lozanës: “CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka regjistruar ankesën e Manchester City kundër UEFA-s.

Ankesa shkon kundër vendimit të CFCB (Dhoma Gjykuese e Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA) të 14 shkurtit 2020, në të cilin pretendohet se Manchester City shkeli rregullat e licencimit dhe të lojës së ndershme. Për pasojë, UEFA e përjashtoi nga dy sezonet vijuese të garave të klubeve në kontinent dhe e gjobiti me 30 milionë euro”.

Për momentin nuk është e mundur të thuhet me siguri se sa kohë do të marrë vendimi përfundimtar i CAS, ndaj Manchester City do të duhet vetëm të presë dhe të “kryqëzojë gishtat”. Vetëm CAS do të jetë në gjendje ta kthejë situatën e vështirë të “qytetarëve”, të cilët, në gjendjen aktuale të gjërave, do të përjashtoheshin nga dy edicionet e ardhshme të Ligës së Kampionëve, ose nga çdo kompeticion i UEFA-s.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Skuadra që fitoi EUROPIANIN më 1992 do të luajë me ekipin e FUTSALLËS

Isa.Autor

JO VETËM EDY REJA PROTAGONIST/ Ja momenti kur trajnerit të Kosovës i bie në kokë tabela e reklamave (VIDEO)

Delo.autor

Skedina që mund t’iu zbukurojë ditën! Mos i humbisni këto 5 parashikime

Q.Autor

Leave a Comment