Futboll Sport

Apolonia e nis me VRULL/ Fierakët përgatiten për SUPERIOREN

Në Fier kanë nisur të hedhin baza të shëndosha për sezonin e ardhshëm, por edhe për vitet në vijim. Është trajneri Marjol Miho që ka përzgjedhur lojtarët e parë që do t’i bashkohen bardhejeshilëve për sezonin e ri që nis në muajin shtator.

Për fierakët puna do të nisë më 10 korrik, por që përgatitjet dhe afrimet sapo kanë nisur. Dje janë bërë jo pak, por pesë afrime, ku është siguruar reparti i mbrojtjes dhe i mesfushës. Mirëpo, nuk pritet të ndalen me kaq, pasi do të ketë të tjera afrime të bujshme për sezonin e ri.

Rudin Nako, i cili sezonin e shkuar luajti te Egnatia, firmosi dje kontratën me bardhejeshilët. Mbrojtësi i qendrës nuk është një figurë e re për kampin fierak, pasi ka qenë edhe kapiten i tyre për vite me radhë. Ndërkohë që po në mbrojtje, ka firmosur Orges Buzi. Shtatlarti luan në të majtë dhe me këto dy lëvizje Miho ‘blindon’ prapavijën.

Një tjetër afrim është bërë në mesfushë, ku është afruar kapiteni i Albpetrolit, Jurgen Hidersha. Ai luan në qenar të këtij reparti dhe është një nga elementët premtues të bardhejeshilëve. Sigurisht, kanë rinovuar kontratat dhe Ervis Troka së bashku me kapitenin e skuadrës Taulant Hysenshahaj.

Me këto afrime Apolonia pothuajse ka zgjidhur problemet më të mëdha të formacionit, ndërkohë që pritet që të afrohet dhe një portier. Në ditët në vijim do të punohet për të gjetur dhe disa element cilësor për repartin ofensiv dhe më pas do të nisë puna për sezonin e ri.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

CHAMPIONS/ Bayern Munich me këtë formacion synon fitoren ndaj Ajax (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Lazio-Juventus. Rezultati 3-1

Delo.autor

“NUK KA RRUGË TJETËR, TA FITOJMË DERBIN”/ Ish-sulmuesi i Partizanit ndez atmosferën në prag të ndeshjes me Tiranën

Delo.autor

Leave a Comment