Futboll Premier League

Arsenali mendon për Luis Enriquen, përshpejtohet largimi i Wenger

Jo vetëm Chelsea, pasi për Luis Enriquen ish trajnerin e Barcelonës interesohet edhe Arsenali.

Trajneri asturian i cili ka qëndruar pushim gjatë këtij viti pas 3 sezoneve fantastikë me Barcelonën, shikohet nga drejtuesit e Arsenalit si pasuesi ideal i Arsene Wenger i cili edhe pse ka kontratë me topçinjtë e Londrës deri në 2019-ën mund të largohet gjatë kësaj vere nëse skuadra nuk arrin të sigurojë kualifikimin në Uefa Champions League për sezonin e ardhshëm.

Pas 22 viteve në stolin e Arsenalit Wenger mund të përshpejtojë largimin e tij nga Emirates Stadium, për ti hapur dyert spanjollit Luis Enrique i cili preferohet edhe nga presidenti i Chelsea-it, Roman Abramovich.

Related posts

“PËRBINDËSHI I TROFEVE”/ Askush si Raphael Varane; Ja sa tituj ka fituar francezi

Isa.Autor

ATALANTA E PAPËRMBAJTSHME/ Muriel ndëshkon 2 herë Strakoshën në 5 minuta, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

Anglia, favoritja e pestë për të fituar Botërorin e Rusisë

Sadik.Autor

Leave a Comment