Futboll La Liga Sport

32 RASTE ME KORONAVIRUS NË SPANJË/ Merret vendimi, ja çfarë është vendosur për “El Clasico”

Në Spanjë janë regjistruar 32 raste të coronavirusit, por presidenti i La Ligas, Javier Tebas, e ka konfirmuar se “El Clasico” e së dielës nuk rrezikohet aspak të shtyhet.

Madje edhe tifozët do të jenë të pranishëm në stadium sipas të parit të kampionatit spanjoll, nëse situata nuk përshkallëzohet.

“Nuk e konsiderojmë mundësinë e shtyrjes së ‘El Clasicos’ ose të ndonjë ndeshjeje tjetër.  Për ndeshjen e së dielës, kemi ngritur një komision të La Ligas për të monitoruar situatën”.

“Po shikojmë mundësinë t’i zhvillojmë ndeshjet me dyer të mbyllura. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë takimet do të shtyhen”.

“I kemi dërguar planin tonë UEFA-a”, ka bëri me dije presidenti Tebas.

Ndryshe nga Italia, ku shumë ndeshje të ligave të ulëta janë shtyrë, ose luhen me dyer të mbyllura, në Spanjë, ndeshjet zhvillohen normalisht.

Nëse situata shëndetësore në Spanjë përkeqësohet atëherë autoritetet mund të marrin ndonjë vendim tjetër. 

Related posts

RONALDO SI NUK E KENI PARË KURRË/ CR7 “shpërthen” në lot pas eliminimit nga Porto dhe flak fanellën (VIDEO)

Delo.autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Mbrojtësi i Premier League, për një moment mendon se është portier (VIDEO)

Delo.autor

CHELSEA KËRKON PËRFORCIME/ Ëndrra e Lampard do të kushtojë 200 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment