Futboll Premier League Sport

KËRKON TË FITOJË TROFEUN E PARË SEZONAL/ Guardiola: Surprizat nuk mungojnë kurrë

Mançester Siti bëri një fitore madhështore në mesjavë ndaj Realit të Madridit, me Pep Guardiolën që i dha leksionin e radhës stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Por ndërkohë nesër pasdite ai do të ketë rastin që të fitojë trofeun e parë sezonal, edhe pse trofeu i vërtetë për “Qytetarët” sivjet do të jetë anulimi i vendit në KAS, pas dënimit të UEFA-s, me dy vite mospjesëmarrje në Champions.

“Është finalja jonë e parë sivjet, por më besoni kur them se surprizat janë gjithmonë pas cepit, – nënvizon Guardiola, në pritje të duelit me Aston Vilën.

Unë nuk jam tipi që besoj se ka arritje të lehta, ndonëse shoh euforinë pas suksesit tonë me Realin e Madridit. Kjo ndeshje është lënë pas, të dielën luhet një finale dhe do të jenë një duel për t’u luftuar”.

Related posts

“ISHTE NJË PËRVOJË E BUKUR/ Tekniku Kamarata: Shumë prej lojtarëve të Superiores mund të luajnë në Itali

Delo.autor

“LUFTA” PËR HAALAND/ Norvegjezi përplas Barcelona dhe Real Madrid, Perez me mision të fshehtë

Delo.autor

TIRANA ME TIFOZË SPECIAL/ Aktori i Portokallisë në mbështetje të bardhebluve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment