Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO TREGON NJË FORMË NË RRITJE/ Berat Gjimshiti i pesti në Itali për… (FOTO)

Berat Gjimshiti po tregon një formë gjithnjë e më në rritje me skuadrën e Atalantës në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares, pas shtatë javëve të zhvilluara në elitën e futbollit italian, ka arritur të realizojë ndërhyrje të rëndësishme në rikuperimin e topave për ekipin e tij.

Kjo statistikë e ka renditur atë mes dhjetë më të mirëve deri tani në Itali, të pestin. Sipas statistikave, shqiptari ka rikuperuar 110 topa në shtatë ndeshjet e zhvilluara.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, qendërmbrojtësi kuqezi po e tregon në fushën e lojës besimin që ka marrë nga trajneri i bergamaskëve.

Topat e rikuperuar

Në krye është Bruno Alvesh i ndjekur nga Samir i Udinezes dhe Kancelor. Mbrojtësi i Kombëtares këtë edicion ka mundësinë që për herë të parë në karrierë të luajë edhe në Ligën e Kampioneve. Në këtë renditje, Lukaku i Interit është i vetmi jo mbrojtës.

Related posts

“JASHTËTOKËSORI” TEK INTER? Ja kur do të vendosë Messi

Delo.autor

ZBULON EPISODIN E VEÇANTË/ Ish-lojtari i Milanit: U talla me Messin kur ishte i vogël, por…

Delo.autor

IDEJA E RE/ UEFA bën ndryshime të rëndësishme në formatin e Ligës së Kombeve

Delo.autor

Leave a Comment