Futboll Sport

BARAZIM DRAMATIK NË DURRËS/ Teuta frenon Kukësin dhe i jep “asist” Tiranës

Java e 24-ët ka folur e gjitha për Tiranën, që ditën e premte arriti atë sukses fantastik në derbi duke mposhtur Partizanin, por i është gëzuar të shtunën dhe rezultatit të “Niko Dovanës”, ku Teuta në kohën shtesë i ka marrë barazimin Kukësit, duke bërë që diferenca mes vendit të parë të dytë të shkojë në distancë sigurie për bardheblutë, që e shohin veten në kuotën e 47 pikëve, 4 më shumë se verilindorët.

Teuta do të kalojë në avantazh në minutën e 22-të, kur Kallku kthen në gol penalltinë e fituar nga ai vetë një minutë më parë, por Kukësi do ta gjejë barazimin pa u mbyllur pjesa e parë. Edhe verilindorët shënojnë nga 11-metrat, me Shkurtajn që mposht Frashërin, duke bërë që ekipt të shkojë në dhomat e zhveshjes në barazim.

Pjesa e dytë do të jetë më e mirë për miqtë, madje Kukësi do të shënojë golin e epërsisë pas një aksioni fantastik të Abazajt, që shërben saktë për Shkurtajn, i cili nuk fal para portës në të 62-tën.

Teuta përpiqet të reagojë, dhe do ta gjejë golin në minutën e 95-të, kur Kallaku shënon golin e tij të dytë me një gjuajtje të saktë nga jashtë zonës, duke bërë që krejt sfida të përfundojë 2-2.

Related posts

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Milan dhe Juventus në garë për yllin e Ajax. E duan në janar por…

Delo.autor

U DËMTUA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri Martini merr lajmin e keq, humb sfidën ndaj Bylisit mbrojtësi…

Delo.autor

Takaj premton nga Gjeneva: Do ta çojmë çështjen deri në fund. Duhet të trajtohemi si europianë

Q.Autor

Leave a Comment