Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KRIJON SKEMËN E RE PARA NDESHJES ME ISLANDËN/ Trajneri Edy Reja: Ja si transformohet Shqipëria

Skemë e re, por me disa dilema të mëdha nga mbrojtja deri në sulm. Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, e ka vendosur prej ditësh në kokë se në debutimin e tij ndaj Islandës do të përdorë skemën 3-5-2. Në stërvitjen e fundit në stadiumin ku sot në orën 15:00 do të zhvillohet takimi, italiani la të kuptohej se ka ende paqartësi për emrat.

Duket se vetëm 7 lojtarë e kanë të sigurt formacionin. Bëhet fjalë për Etrit Berishën në portë, Ardian Ismajlin dhe Kastriot Dermakun në mbrojtje, Elseid Hysajn, Migjen Bashën dhe Taulant Xhakën në mesfushë, si dhe Bekim Balajn në sulm.
Lexo edhe:
VIDEO/ Argjentina fitore të thellë kundër Nicaraguas, Messi shënon dy herë

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në ekipin kuqezi se italiani është i dyzuar për t’i besuar një vend në mbrojtje Mihajt apo Veselit, një vend në krahun e majtë të mesfushës Alijit apo Lenjanit, si dhe në sulm Cikalleshit apo Sadikut. Nga ajo që është parë në seancat e fundit, Reja ka lënë të kuptohet se preferon Mihajn, Alijin dhe Cikalleshin si titullar, por asgjë nuk është e sigurt, pasi vetëm sot paradite do të marrë një vendim, shkruan Panorama Sport.

SHANS PËR RINGRITJE

Një shans për t’u ringritur nga toka… ishullore. Sot Shqipëria duhet që të paktën të mos humbasë ndaj një rivali direkt për të sulmuar vendet e nderit në Grupin H. Me Francën kryesuese që është një planet tjetër në realitetin e grupit tonë, por edhe me Turqinë që na mposhti në sfidën e parë, kuqezinjtë kanë sot mundësinë për të treguar veten ndaj një kundërshtari si Islanda, që ka po tri pikë dhe ashtu si ne fitoren e vetme e ka kundër Andorrës.

Me vendin e dytë dhe të tretë që duket i hapur deri në fund, Kombëtarja e Edi Rejas ka në Rejkjavik një provë karakteri për t’u ndarë njëherë e mirë nga një periudhë e errët, ku identiteti kishte humbur dhe për më tepër nuk kishte më besim. Një rezultat pozitiv ndaj Islandës mund të rikthejë shpresën te kuqezinjtë, por në të njëjtën kohë do t’i japë mundësinë trajnerit të ri për të punuar më i qetë në vazhdimësi. Në katër ditë, Shqipëria luan fatin e një edicioni, sepse pas ndeshjes me Islandën, më 11 qershor pret Moldavinë në “Elbasan Arena”, aty ku trepikëshi bëhet detyrim

Related posts

VIDEO/ Inter barazon ndaj Romas, Vecino ‘ngre në qiell’ tifozët zikaltër

Q.Autor

VIDEO/ Lyon kalon në avantazh kundër Lille

Q.Autor

RONALDO MVP I NËNTORIT/ Luigi De Siervo: Ai është një kampion, e gjithë bota na e ka zili

Delo.autor

Leave a Comment