Futboll Seria A Sport

LAZIO NË KRYE PAS 20 VITESH/ Hera e fundit që kryesonin ishte me Edi Rejan në drejtimin e skuadrës

Njëzet vite pritje, por për të paktën një javë askush nuk do ta cenojë vendin e parë të Lacios në kampionatin italian, pasi Juvja dhe Interi, për shkak të shtyrjes së ndeshjeve të tyre, do t’i shohin nga poshtë.

Marshi i bardhekaltërve nuk u ndal as kundër Bolonjës, e cila ishte viktima e radhës e një sezoni për kornizë. 21 rezultate pozitive radhazi për ekipin e Simone Inzagit që fitoi tri pikë me vlerë në “Olimpico” falë golave të Luis Albertos dhe Korreas.

Falë këtij rezultati, kryeqytetasit kanë dy pikë avantazh ndaj Juves dhe 8 ndaj ekipit të Kontes që duhet të luajë dy ndeshje të prapambetura.

20 VITE – Lacio nuk shijon kreun e renditjes prej dy dekadash. Ishte 12 maji i vitit 2000 dhe ekipi nga Roma fitonte titullin e dytë të historisë së vet. Asokohe ekipi i Eriksonit fitonte 3-0 ndaj Rexhinës ndërsa Juvja rrëzohej në Peruxha.

Presidenti Klaudio Lotito nuk e ka parë thuajse kurrë ekipin e tij në të tilla kushte. Themi thuajse sepse Lacio ka qenë e para në javën e pestë të sezonit 2008-‘09 nën drejtimin e Delio Rosit dhe në 2010-‘11 me Edi Rejën në stol.

Related posts

BROJA I JEP LAMTUMIRËN CHELSEAS/ Tifozët e “Bluve” bëhen emocionalë në rrjetet sociale: Nuk do të harrojmë kurrë

F.autor

CHAMPIONS NË TË ARDHMEN/ Kampionatet e Europës ndryshojnë për Azinë dhe SHBA-në

Delo.autor

E KRYER/ Monza e Berluskonit dhe e Galianit me synime të qarta në merkato, akord me portierin e Italisë

F.autor

Leave a Comment