Futboll

Milani ende në pritje të parave të Li

Milani ende nuk i ka marrë 10 milionë eurot që pronari i klubit, Yonghong Li, ia dërgoi të martën e kaluar, raportojnë mediat italiane.

Biznesmen kishte premtuar rritje kapitale për t’u siguruar se klubi operon në mënyrë efektive deri në fund të sezonit. Javën e kaluar u raportua se paratë ishin dërguar nga Kina, transmeton Gazeta Express.

Sipas numrit të sotëm të Gazzetta dello Sport, paratë ishin dërguar të martën e kaluar, por deri tani nuk kanë arritur në bankë.

Askush në klubin kuq e zi nuk dyshon se paratë do të mbërrijnë, raporton gazeta italiane, por afati i fundit është nesër.

Edhe 27.4 milionë euro duhet patjetër të paguhen deri më 30 qershor, në çfarëdo forme që bordi i drejtorëve e sheh të volitshme.

Li është duke kërkuar ta rifinancojë huan prej 303 milionë euro që e mori nga Elliott Management për ta blerë klubin italian, megjithatë nëse biznesmeni kinez nuk arrin ta paguajë borxhin deri në tetor, kompania Elliott mund ta marrë klubin nën zotërim. /Express/

Related posts

KATEGORIA E PARË/ Grupi B: Elbasani shokon Apoloninë, Egnatia afrohet me kreun

Isa.Autor

ZYRTARE/ 12 mln euro në sezon, Stefano Pioli trajneri i ri i Cristiano Ronaldos te Al Nassr

F.autor

Kompeticionet Europiane/ Ja stadiumet e përzgjedhura nga ekipet shqiptare

Sadik.Autor

Leave a Comment