Futboll Kategoria Superiore Sport

REKORD I RI NË SUPERIORE/ Ja sa milionë lekë u arkëtuan nga biletat në Tirana-Partizani

Derbi i 28 shkurtit, Tirana-Partizani, ka hapur një faqe të re për Kategorinë Superiore, pasi është bërë ndeshja me arkëtimet më të mëdha nga shitja e biletave.

19.625 spektatorë kanë qenë të pranishëm të premten në “Air Albania Stadium”, gjë e cila ka bërë që Tirana, si organizator i ndeshjes, të ketë arkëtuar mbi 200 milionë lekë të vjetër nga shitja e biletave.

Pa dyshim, kjo është një shifër rekord dhe e paparë më parë në futbollin shqiptar sa i përket një ndeshjeje, duke thyer edhe rekordin e biletave të shitura në një sfidë Superioreje siç ka ndodhur në derbin e 13 dhjetorit.

Futbolli shqiptar ka shumë nevojë në këtë periudhë për përfitime të tilla, për vetë situatën ekonomike që po kalon vendi dhe në përgjithësi futbolli shqiptar që është kapluar nga kriza financiare. Shifra është e përafërt, pasi nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi organizator.

Related posts

ZGJODHI TË KTHEHEJ TEK CAGLIARI/ Flet Radja Nainggolan: Conte do bëhet pishman…

Delo.autor

FORMULA 1 DREJT SEZONIT TË RI/ Red Bulli dhe Versttapen hapin të parët kartat

F.autor

Jack Wilshere përfundon në radarin e Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment