Futboll La Liga Sport

REAL MADRID-BARCELONA/ “El Clasico”, bota me sytë nga “Santiago Bernabeu”

Fansat e futbollit nga mbarë bota do t’i kenë sytë në “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e sotme, pasi aty do të luhet El Classico e radhës mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, dy skuadrave më të mëdha spanjolle, që për më tepër këtë sezon po rivalizojnë ashpër për titullin kampion.

Të dy rivalët e përjetshëm vijnë në këtë takim me karikimin maksimal për të marrë 3 pikët, duke qenë se gara për titullin kampion ka mbetur tashmë vetëm mes tyre dhe diferenca është vetëm dy pikë në favor të katalanëve.

Këta të fundit numërojnë 4 fitore radhazi, që i kanë ndihmuar të marrin kreun e renditjes me 55 ikë, duke përfituar edhe nga fakti që Reali I Madridit ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy javët e fundit, duke lënë plot 5 pikë.

Megjithatë madrilenët janë eliminuar nga Kupa e Spanjës dhe rrezikojnë t’i japin lamtumirën edhe Ligës së Kampionëve, ndaj mbrëmjen e sotme do të vijnë me karikimin maksimal për të fituar, duke qenë se titulli kampion është trofeu më i mundshëm për t’u fituar dhe për të shpëtuar sezonin.

Vendasit do të kenë organikë të plotë për ndeshjen e sotme, me përjashtim të mungesës së bujshme të Eden Hazard, që u dëmtua në mesjavë përballë Manchester Cityt, ndërsa Barca vjen me telashet e zakonshme, që janë mungesat në repartin e avancuar.

Sfida është e balancuar edhe sa u përket statistikave, pasi për kampionat këto dy skuadra janë përballur 179 herë dhe numërojnë nga 72 fitore secila, ndërsa 35 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Sa i përket bilancit në të gjitha ndeshjet zyrtare, Barcelona numëron 96 fitore, kundrejt 95 të Realit, ndërsa epërsia e katalanëve thellohet edhe më tej nëse llogariten edhe ndeshjet miqësore, me plot 115 fitore, kundrejt 99 të Realit dhe 62 të tjerave të mbyllura në barazim.

Related posts

“KORONAVIRUSI E KA BASHKUAR EKIPIN”/ “Gladiatori” Gjasula: jam i bindur se ia dalim për në Botëror

Delo.autor

Milan s’lëshon ‘pe’ për Locatellin, Genoa nuk ka ndërmend të heqë dorë

Q.Autor

ZYRTARE/ COVID-19 “pushton” PSG-në, pas Messit infektohet dhe një tjetër yll i ekipit

Delo.autor

Leave a Comment