Futboll Seria A Sport

MOMENTE FRIKE PËR CRISTIANO RONALDON/ Mamaja e futbollisti pëson goditje në tru

Orë ankthi për Cristiano Ronaldon në prag të kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Milanit. Mamaja e futbollistit Dolores Aveiro mëngjesin e sotëm është shtruar në spital në Portugali pas një goditje në tru. Lajmi është bërë i ditur nga mediat portugeze sipas së cilave 65-vjecarja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në terapi intensive.

Mediat lokale thonë se ajo është në gjende stabile dhe e vetëdijshme. Asaj pritet t’i bëhen edhe disa teste të tjera mjekësorë gjatë orëve në vijim për ta kuptuar gjendjen e saj shëndetësore edhe më mirë.

Sidoqoftë, mjekët nuk do të komentojnë gjendjen e saj pa kalaur 12 orë, koha e nevojshme për të kuptuar nëse goditja ka shkaktuar dëme.

Në shkurt të vitit të kaluar, gjatë një udhëtimi në Itali për ta festuar ditëlindjen e 35-të të Ronaldos, ajo e pranoi se ka probleme të reja shëndetësore. Dolores kishte zbuluar se “ishte duke jetuar për jetën e saj”, pasi që ishte prekur sërish nga kancer

Related posts

MOVIOLA/ Gafa në Durrës dhe Vlorë, Kola pa autoritet, maltezët e katranosin. Ja kush u penalizua

Isa.Autor

“LOJTARI I VITIT”/ Trashi: Sezoni i duhur për titullin, shpresoj të bëhem pjesë e…

Delo.autor

Kush është bukuroshoja që do hapë finalet e Botërorit?! (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment