Futboll Premier League Sport

FRIKA NGA “KORONAVIRUS”/ Anglia përgatitet për “kyçjen” e stadiumeve

Futbolli është vënë në provë nga alarmi “Coronavirus”. Në Serie A u krijua kaos me datat e rikuperimeve të ndeshjeve të shtyra, një situatë që nuk po kalon lehtë edhe në vende të tjera, veçanërisht në Angli. Britanikët janë gati të marrin masa ekstreme të sigurisë për të luftuar virusin dhe për të parandaluar përhapjen e tij brenda kufijve të tyre kombëtarë. Sipas asaj që raportohet nga “Daily Telegraph” dhe “Daily Mail”, u zhvillua një takim midis Federatës së Futbollit, Premier League dhe “English Football.

Të gjithë do t’iu nënshtrohen vendimeve të Këshillit të Shëndetit Publik, nëse duhet të bëjnë kësi ndryshimesh e kufizimesh për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit. Përveç kësaj, me ankth po pritet 27 marsi, kur është fiksuar të luhet miqësorja luksoze në “Wembley” mes Anglisë dhe Italisë. Sikurse dihet, Italia është një nga vendet me numrin më të madh të të infektuarve me “Coronavirus”, ndaj shihet si “delja e zezë” nga anglezët. Tani për tani mbetet në fuqi vendimi për t’u luajtur me tifozë, përveç nëse mendon ndryshe qeveria angleze. Kjo do të ndryshonte gjithçka.

Është e qartë se për klubet do të ishte një humbje e madhe ekonomike, ndërsa ndeshjet pas dyerve të mbyllura shkojnë në favor të transmetuesve televizivë, që do të shfrytëzonin këtë situatë për të rritur fitimet, duke pasur parasysh që për tifozët, mënyra e vetme për të pasur akses në to do të mbetej televizori. Gjatë diskutimeve, Federata Angleze e Futbollit propozoi ofrimin e kontributeve solidare për klubet me financa të pakta, mbijetesa e të cilëve varet drejtpërdrejt nga të ardhurat e biletave.

Related posts

DO TË JETË APO JO NDAJ BARCELONËS? Del përgjigjja e tamponit për Ronaldon

Delo.autor

NUK NDALET MAN CITY/ Sterling shënon përsëri

Isa.Autor

TRONDITET BRAZILI/ Eleminohet nga BOTERORI, Kroacisë i “buzëqesh” fati me penalltitë

F.autor