Futboll Seria A

Përjashtimi ndaj Juventusit, ky incident nga mbrojtësi i Chievos nuk ishte parë kohët e fundit

 

Pati pak dyshime për rezultatin kur Chievo mirëpriti Juventusin në qytet.

Biankonerëve po iu duhet të punojnë shumë për të fituar Scudetton e shtatë rresht, aktualisht një pikë prapa Napolit në vendin e parë, por arritën që përkohësisht ta shijojnë vendin e parë pas fitores 2-0 kundër Chievos.

Sami Khedira dhe Gonzalo Higuain shënuan golat e takimit duke e mbajtur skuadrën e Max Allegrit në hap me rivalin për titull.

Natyrisht, “Zonja e Vjetër” gjithashtu e ka njërin sy edhe në Chmpions League, ku do të ndeshet me Tottenhamin në fazën e eleminimit direkt.

Por gjërat nuk po shkojnë aq mirë për Chievon këtë sezon. Kjo skuadër aktualisht po kalon nëpër formën më të dobët në top ligat evropiane.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, fundjavën e ardhshme kundër Atalantas, ata nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Fabrizio Cacclatore.

Samuel Bastien tashmë ishte përjashtur për nikoqirët para incidentit të jashtëzakonshëm me protagonist Cacclatoren, i cili u përjashtua për ta lënë Chievon me nëntë lojtarë në fushë.

Kwadwo Asamoah dhe mbrojtësi nikoqir u përfshien në një ndërhyrje, me stafin mjekësor që u desh të intervenonte.

Cacclatore ishte i vendosur se nuk dëshironte të largohej nga fusha në mënyrë që të ndihmonte skuadrën të mbrohej nga këndorja, por gjyqtari insistoi.

Por ajo që bëri lojtari më pas do ta fus në telashe të mëdha.

Duke e bërë një gjest që simbolizon “prangat” – që në futbolli referohet trukimit të ndeshjeve – ai dukej se po sinjalizonte se ndeshja ishte kurdisur.

Jose Mourinho kishte bërë të njejtën gjë në kohën sa ishte tek Interi më 2010 që rezultoi me një pezullim prej tre ndeshjeve dhe 40,000 euro.

Duhet cekur se Cacclatore ka kërkuar falje përmes një postimi në Instagram, por kjo nuk do t’i ndalojë autoritetet të marrin masa ndaj tij.

Related posts

Ronaldo i jep ULTIMATUM Realit për të ardhmen. Ja kërkesa e ÇUDITSHME e portugezit

Sadik.Autor

(VIDEO) Barcelona përmbys rezultatin ndaj Sociedad, dopietë e Suarez

Q.Autor

PAS DALJES SË BRITANISË SË MADHE NGA BE/ “Pleshtit” mund t’i ndalohet hyrja në Angli, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment