Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Turi i Arabisë, 4 çiklistë përfundojnë në spital prej epidemisë

Pas lajmit për mbylljen para kohe të Turit të Arabisë Saudite në çiklizëm (u zhvilluan 5 nga 7 etapa), organizatorët kanë bërë me dije sot se disa persona kanë përfunduar në spiral, të prekur nga coronavirus. Këta persona, ashtu sikurse të gjithë pjesëmarrësit në Tur (çiklistë, staf, media etj) ishin mbajtur prej 5 ditësh të mbyllur në hotele, si një masë paraprake deri në marrjen e analizave.

Sipas organizatorëve, pas përfundimit të analizave, 12 persona janë prekur nga coronavirus: 6 italianë, 4 rusë, 1 gjerman dhe 1 kolumbian. Nga këta, 4 persona janë çiklistë (2 rusë, 1 italian e 1 kolumbian), ndërsa të tjerët janë staf.

I prekur nga coronavirus është një turist, që shoqëronte një nga ekipet pjesëmarrëse në Turin e Arabisë Saudite (UAE Tour). Mësohet se të 12 personat e prekur kanë qenë të gjithë në katin e katërt të hotelit ku ishin akomoduar dhe aktualisht janë në karantinë.

Related posts

FITORE E 5 RADHAZI/ “Bomberi” Piatek shpëton sërish Milanin

Delo.autor

Spanja stërvitet dhe për sistemin VAR

Sadik.Autor

ISHTE PRANË KALIMIT TEK MILAN, SOT TRANSFEROHET TEK ROMA/ Mbrojtësi Vina: Nder të stërvitem nga Mourinho

Delo.autor

Leave a Comment