Futboll Kategoria Superiore Sport

LAÇI-BYLIS/ Të dyja ekipet kërkojnë të marrin fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Laçi pret në shtëpi Bylisin ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore.

Të dyja ekipet di të kërkojnë të marrin fitoren, teksa ballshiotët nuk njohin asnjë fitore në vitin 2020. Pikërisht për këtë arsye, të besuarit e Dovedan do të kërkojnë të marrin maksimumin nga sfida e sotme dhe të largohen me 3 pikë.

Nga ana tjetër Laçi do të shfrytëzojë faktorin fushë dhe të vazhdojë me serinë e fitoreve të fundit. Kurbinasit në dy ndeshjet e fundit janë përballur me Flamurtarin dh Luftëtarin, dy ekipet e vendeve të fundit, ku kanë marrë dy fitore dhe do të provojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe ditën e sotme.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

Bylisi: Hidi, Viçente, Bicaj, Janku, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Qardaku, Munoz, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

Related posts

Ngujim dhe shumë kritika, Tirana do Kupën e Kategorisë së Parë

Sadik.Autor

“TËRBOHEN TIFOZËT”/ Maldini sqaron: Derbi na zhgënjeu, objektivi i MILANIT është…

Isa.Autor

REALIZOI GOLIN E PARË NË BUNDESLIGË/ Rrëfen “gladiatori” Gjasula: Ja pse bëra shqiponjën

Delo.autor

Leave a Comment