Bundesliga Futboll Sport

THOMAS MULLER LË NAM/ Shikoni çfarë gafë ka bërë në ndeshjen me Schalken (VIDEO)

Tomas Myler është bërë një nga lojtarët më të përfolur së fundmi, kjo jo për shkak të ndonjë goli apo asisti, por për shkak të një gafe në ndeshjen e Kupës me Shalke 04.

Në minutën e 51’ sulmuesi gjerman kërkon të surprizojë mbrojtjen kundërshtare, teksa nis një pasim të mënjëherëshëm për shokët e tij të ekipit në zonën e rreptësisë, nga goditja e këndit.

Megjithatë ky pasim nuk shkon ashtu siç duhej, teksa topi i gjuajtur nga Myler shkon në rivënie këndore. Menjëherë për këtë gafë të bërë, Myler ka filluar të bëjë xhrion në internet, ku të shumtë janë ata që tallen me të.

Ndeshja përfundoi me fitoren e bavarezëve 1-0, falë golit të Kimish në pjesën e parë, por episodi i Myler ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Related posts

SI ASNJËHERË NË HISTORI/ Ja pse “Katar 2022” do të jetë një Botëror ndryshe nga të tjerët

F.autor

Po shkëlqen tek Liverpool, por Salah nuk është i befasuar me formën e tij

Q.Autor

SERIE A/ Ja si ndryshon renditja pas dënimit të Napoli-t

Delo.autor

Leave a Comment