Futboll Seria A

Ka paqe te Lazio, Anderson kërkon falje, Inzaghi e kthen në skuadër

Felipe Anderson ka kërkuar falje dhe është rikthyer në skuadër, pasi u la jashtë në transfertën e së shtunës, që Lazio luajti në Napoli.

Braziliani ka qenë agresiv në stërvitjen e ditës së premte dhe pasi debatoi me trajnerin, deri në prekje me duar, është larguar nga stërvitja dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën, i përjashtuar për arsye disiplinore.

Anderson ka kërkuar falje dhe trajneri Simone Inzaghi e ka rikthyer në skuadër të hënën pasdite. Me shumë gjasa, Anderson do të udhëtojë me skuadrën drejt Bukureshtit, ku Lazio të enjten do të përballet me Steauan për 1/16 e Europa League.

Gjithsesi, Felipe Anderson do ta nisë nga stoli, ndërsa favoritë për formacionin janë Caicedo dhe Nani.

Related posts

“Autogoli” vendos një rekord dhe konfirmohet mbreti i golave në Rusi

Isa.Autor

BARCELONA HUMBET DURIMIN/ Një hap prapa për Dembele, ja kush i zë vendin

Delo.autor

Po vjen FLAMURTARI i madh/ Fanela të reja “NIKE” dhe SPONSOR kompaninë e fuqishme

Isa.Autor

Leave a Comment