Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TEUTA/ Sormani dhe Martini zgjedhin titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në “Selman Stërmasi” dueli mes Partizanit dhe Teutës e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Kampionët vijnë në këtë përballje pas disfatës 5-1 në derbi, ndërkohë që durrsakët barazuan në sekondat e fundit ndaj Kukësit.

Edhe pse u mposht 5-1, trajneri Sormani ka bërë vetëm 1 ndryshim, edhe ai i detyruar, në vend të Bitrit, në fushë do të jetë Boldor.  Teuta vjen pa surpriza. Në vend të Kuros, i cili është i pezulluar me kartonë të verdhë, luan Fabian Beqja, kurse pjesa tjetër e formacionit është e njëjta që sfidoi Kukësin.

FORMACIONI ZYRTAR:

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Boldor, Belica, Hakaj, Telushi, Melo, Broja, Çinari, Braun, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Beqja, E. Vila, Aleksi, Kallaku, Çyrbja, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

Related posts

VAJZA E BONUCCI-T LIND NË NJË DITË ME RONALDON/ Emri i saj shumë i njohur në Shqipëri (FOTO)

Delo.autor

SHQETËSIM PËR SILVINJON TE KOMBËTARJA/ Sulmuesi humbet ndeshjen e Europës për shkak të…

F.autor

ARRESTIMI I PLATINI/ Ndryshon vendi për organizimin e Kampionatit Botëror 2022

Delo.autor

Leave a Comment