Futboll Seria A Sport

PASARDHËRISI I RONALDOS/ Juventus bllokon talentin brazilian, ja shifra e akordit

Juventusi vazhdon të lëvizë dhe, siç raporton media braziliane, ashtu sikurse edhe ajo spanjolle, Horge Kaio, talenti më i ri i futbollit amerikano-jugor, duket se është bllokuar nga bardhezinjtë. Sulmuesi i talentuar, i cili e ka festuar 18-vjetorin e tij më datë 24 janar, ka ditur se si ta fitojë vëmendjen e klubeve të mëdha, mes të cilave edhe të Realit të Madridit e Barcelonës, por “Globoesporte” dhe “Mundo Deportivo” janë të bindura se është “Zonja e Vjetër” skuadra që pritet ta bëjë të vetin atë që në Brazil shihet si “Nejmari i ri”.jorgee

Ylli i radhës i prodhuar nga skuadra e të rinjve të Santosit ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por ndërkohë Juventusi duket se ka arritur të bindë drejtuesit brazilianë për shifrën e 35 milionëve. Horge Kaio është një lojtar shumë i shpejtë, me një driblim dehës dhe një goleador i lindur, aq sa debutimin me Santosin në skuadrën e parë e bëri në moshën 16 vjeç, 8 muaj e 6 ditë.

Fama e tij fitoi kulmin në Botërorin U-17, duke tërhequr i vetëm “Seleçaon” në fitimin e këtij turneu me 5 gola të realizuar, një prej të cilëve në finalen kundër Meksikës.jorge.

Por edhe pse të gjithë e shohin Kaion si pasardhësin e denjë të Nejmarit, ndërsa Juventusi sheh te 18- vjeçari pasardhësin e mundshëm të Ronaldos në Torino, vetë Horge ka idhull sulmuesin e Liverpulit, Roberto Firminon, siç e ka pranuar vetë ai.

Related posts

KALUAN MAKTHIN/ Të mbijetuarit e shpellës s’do shkojnë në Botëror!

Isa.Autor

NDEZ DUELIN REAL MADRID-LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Ylli Salah: Sergio Ramos i përket së kaluarës…

Delo.autor

VIJON ME FITORET RADHAZI/ “Zikatërit” mposhtin Lazion e Strakoshës

Delo.autor

Leave a Comment