Futboll Sport

ANDRES INIESTA BËHET FILM/ Detajet e plota të “heroit të papritur” (VIDEO)

Dokumentarët e futbollit kanë qenë jashtëzakonisht të popullarizuar kohët e fundit, me (ish)yjet e Barcelonës, Manchester City dhe Borussia Dortmund, në seritë përkatëse. Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta, është ylli i fundit i futbollit, që ka tashmë dokumentarin e jetës së tij. Ai titullohet: “Andres Iniesta, heroi i papritur”. Përmes tij, shikuesit mund të hedhin një vështrim të thellë mbi jetën dhe karrierën e mesfushorit të famshëm katalanas.

Dokumentari, i cili do të jetë një film, në vend të një serie televizive me shumë pjesë, qëmton karrierën shumë të suksesshme të ish-mesfushorit të Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës. Ai do të hedhë dritë mbi fillimet e tij të vështira në akademinë e Barcelonës, “La Masia”, dhe do të na tregojë përparimin mbresëlënës në skuadrën e parë, atë të jashtëzakonshme katalanase, përfshirë trofetë e fituar në “Camp Nou”. Një vend i veçantë i kushtohet golit të tij fitues të Kupës së Botës me Spanjën, në finalen e vitit 2010, kundër Hollandës.

Emocionues është edhe rrëfimi për udhëtimin e tij te Vissel Kobe në Japoni, pasi njoftoi largimin nga skuadra e zemrës, Barcelona.

Iniesta thotë: “Historia ime është e një personi që përpiqet të kapërcejë çdo pengesë, për të qenë versioni më i mirë i vetvetes. Është një histori që evidenton vështirësitë nga një këndvështrim optimist. Shpresoj që njerëzit gjejnë frymëzim në të”.

Dokumentari përfshin, gjithashtu, disa intervista ekskluzive me figura të profilit të lartë, të cilët kanë qenë pjesë e ngritjes së Iniestës, duke përfshirë Lionel Messi, Pep Guardiola, Neymar, Xavi, Fernando Torres, Louis Van Gaal, Carles Puyol etj. Ky projekt është prodhim i “Rakuten”, në bashkëpunim me kompaninë spanjolle “Producciones del Barrio”.

Dokumentari “Andres Iniesta, heroi i papritur”, pritet të shfaqet në pranverë të vitit 2020. Si mund ta shikoni atë? Do të jetë në dispozicion për transmetim ekskluziv në “Rakuten TV”. Në Japoni, ai do të jetë i disponueshëm në “Rakuten TV” dhe “Rakuten Sports”. Në SHBA dhe Azinë Juglindore do të transmetohet në “Rakuten Sport” dhe “Rakuten Viki”. Më pas, do të vijojë shpërndarja globale e tij.

Related posts

E FUNDIT/ Giovinco kthehet në Serie A pas 7 vitesh, i doli fati nga një dëmtim

Delo.autor

E pabesueshme: Perezi iu telefonon skuadrave evropiane, kërkon blerës për Ronaldon

Q.Autor

E PABESUESHME/ Faulli për Kuqezinjtë” tërbon Manajn, gjyqtari i mohoi penallti pa parë VAR-in (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment